Mesazhi i Cristiano Ronaldos për largimin e Zidane

Cristiano Ronaldo po shijonte një javë pushimi në Marbella, dhe është befasuar kur mësoi lajmin e dorëheqjes së Zinedine Zidane nga Real Madrid, shkruan infokusi.

Me largimet e shokëve si Pepe, Fabio Coentrao dhe James Rodriguez, Ronaldo ishte duke mbetur gjithnjë e më shumë vetëm në dhomën e zhveshjes dhe tani ai është edhe më shumë, për shkak se trajneri me të cilin ka pasur marrëdhënie të mira ka lënë gjithashtu klubin.

Ronaldo admironte Zidanen si lojtar dhe si trajner, sidomos falë mënyrës se si francezi i dha Ronaldos pushimet në momentet e duhura të sezonit dhe shprehu ndjenjat e tij në mediat sociale.

“Gjithçka që ndjej është krenaria që kam qenë lojtari yt. Trainer, faleminderit shumë”, shkroi Cristiano Ronaldo në  Instagram.

Mbetet të shihet se si Zidane do të ndikojë në të ardhmen e Ronaldos, pasi tani ai është më pak i lidhur me Real Madridin, pas largimit të Zidane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button