Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari: Rama ka mbi 10 muaj që nuk e qeveris këtë vend

Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari sot në Kuvend tha se “Ju e patë se si sot kjo mazhorancë, me urdhër politik tërësisht tipik për sistemet diktaroriale i kaloi për pesë minuta të gjithë projektvendimet i votoi në mënyrë të njëanshme pa na dhënë ne mundësinë që të flisnim për këtë çështje, pra mënyra sesi ato u sollën sot në këtë sallë është mënyra e vërtet sesi ato sillen në qeverisjen e vendit. Është shumë e qartë që ky kryeministër i lidhur me krimin e organizuar me trafikantë dhe lëndë narkotike nuk drejton më këtë qeveri sepse ka mbi 10 muaj që nuk e qeveris këtë vend.

Sepse ka mbi 10 muaj që nuk merr vendime në favor të shqiptarëve. Vendimet që ai merr janë për një kast shumë të ngushtë njerëzish për interes personal, për ata të cilët e mbajnë peng nën gjirin e krimit të organizuar por dhe për ato oligarkë të cilët i hartojnë këto projektligje në zyrat e tyre. Dje për gjithë shqiptarët ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.

Ky njeri me urdhër tërësisht politik urdhëroi krimin e organizuar të procedojë disa të rinj të cilët protestuan kundër këtij kryeministri. Protestuan për një të drejtë të tyre. Protestuan që Shqipëria të jetë në rrugën e integrimit europian dhe që Shqipëria të jetë në rrugën e integrimit europian do te thotë që Shqipëria të jetë larg krimit të organizuar, mos të ketë trafik të lëndëve narkotike. Do të thotë që Shqipëria të jetë një vend i sigurt. Dhe Shqipëria të mos kthehet në vend kryesor ku nga porti i  Durrësit hyjnë tonelata pafund.

Ka disa fakte shumë konkrete kjo qeveri, jo vetëm për ministra të brendshëm të përfshirë në këtë histori, por një fakt shumë i ulët që të them të drejtën mua si deputet i ri në këtë parlament, por besoj dhe kolegëve të  mi, nuk gjejmë dot argument ta mbrojmë dhe nëse duam ta mbrojmë. Ka 3 drejtues të lartë policie minimumi sepse janë shumë e shumë të tjerë që janë në arrati. Çka tregon kjo gjë, tregon që kjo qeveri është e lidhur me trafikantët dhe nuk i ndalon dot ato. Jo sepse nuk do sepse  e dinë ku janë, e dinë çfarë bëjnë, jo vetëm ato por edhe shefat e tyre.

Por nuk i ndalon sepse nuk do që ato të jenë këtu, sepse kanë frikë se flasin për ato të cilët i kanë urdhëruar të kryejnë këtë trafik. Në fakt kemi ngjarje shumë të vështira përsa i përket vendit. Të gjithë ne përballemi me njerëzit tonë në zonat elektorale, varfëria në Shqipëri është ekstrem. Të rinj dhe të reja që largohen përditë nga vendi. Largohen sepse nuk kanë shpresë në këtë vend, sepse e vetmja mundësi që kjo qeveri jep është ose të bëhen punëtorë të trafikut të drogës, ose të bëhen pjesë e krimit të organizuar. Ose të largohen nga ky vend. Kjo qeveri nuk ka asnjë politikë konkrete përsa i përket punësimit të të rinjve. Nuk kemi dëgjuar e as parë në këto 10 muaj strategji për punësimin. Nuk flet asnjë nga këto ministra strategji për punësimin.

E ka bërë administratën publike si paçavure. Nuk merret vesh se kush drejton, se kush urdhëron dhe nuk merret vesh se kush mban përgjegjësi. Se nga një krahë sekretarët politikë të kësaj partie urdhërojnë të emërohen njerëz politikë në administratë. Nga ana tjetër ky njeri për të mbajtur nën presion njerëzit e administratës i çon njerëz që e bëjnë administratën mish mash dhe në fund të ditës qytetarët shqiptar nuk marrin asnjë shërbim. E donte ta merrte vetëm drejtimin e vendit, Shqiptarët nuk ia dhanë këtë gjë. Ne e dimë, këto deformuan vullnetin e qytetarëve të këtij vendi, tani është i vetëm, në këto 10 muaj nuk ka asnjë politikë konkrete, ka vetëm varfëri dhe shkatërrim prej mungesës së vizionit të tij, prej mungesës së politikave të tij. Nuk shkon asnjë ministër në zyrat shtetërore. Shkoni dhe verifikoni një nga një, ose shkojmë pas orën katër ose nuk shkojmë paradite.

Ky kryeministër i ka futur dhe ato pak njerëz të ndershëm të kësaj qeverie në siklet se po të shkojë në orën 8 në zyrë dhe e pret ai i krimit të organizuar që i ka dhënë votat dhe e ka sjellë aty në ministri dhe detyrohet ta shmang atë. Shmang atë, shmang qytetarët dhe nuk punon fare. Dhe nuk merr asnjë vendim në shërbim të vendit. Dhe kjo është reale këto që po them unë janë të vërteta. Këto i diskuton çdo qytetar shqiptar, jo vetëm në Tiranë por anë e mban vendit. Është evidente që shumë të rinj e të reja largohen nga vendi, që shumë njerëz të cilët kanë ndërtuar një biznes, qoftë të vogël në këtë vend me mund dhe me djersë për 27 vite është i detyruar ta shes atë biznes dhe të largohet. Pse sepse ky njeri nuk i lë asnjë mundësi as nuk jep asnjë shpresë.

Ndaj e vetmja rrugë që ka opozita, e vetmja rrugë që kanë deputetët e opozitës është të përballen jo vetëm të përballën me këtë qeveri kriminale, por të jeni të bindur ne jemi këtu për tu përballur me këtë njeri. Sepse ne nuk mund ta lejojmë që vendi të shkojmë totalisht në anën e krimit të organizuar. Që ky njeri ti drejtohet shqiptarëve me arrogancë, ti drejtohet shqiptarëve me mungesë respekti por jemi këtu për ta çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj dhe protesta e 26 majit ishte një protestë masive, shenjë revolte ndaj këtij njeriu, protestë kundër krimit të organizuar që ky njeri e futi në parlament, që ky njeriu e futi ne qeveri dhe që ky njeri i drejton qytetet nëpërmjet krimit të organizuar. Shikoni te prokurorimet publike, shikoni se ku shkojnë tenderat publikë, shkojnë drejtpërdrejt për ato që drejtojnë qytetet. Dhe është krimi i organizuar që po fut paratë e pista dhe po i merr shpirtin çdo ditë shqiptarëve.  Sigurisht sepse ky i ka dhënë mundësi, sepse ky ua ka hapur derën, i ka përkrahur.

Ne kemi të bëjmë më një kryeministër frikacakë i cili ka frikë nga të rinjtë. Dhe unë i inkurajoj të rinjtë e këtij vendi ashtu siç ishin masivisht më 26 maj të jenë përditë në çdo protestë sepse ky ka frikë nga të rinjtë e këtij vendi, ka frikë nga protesta ndaj i çon për procedim penal. Është e paparë në këtë vend se ti shkon për të protestuar kundër atyre të cilët kanë kapur çdo segment të këtij vendi, dhe ti procedohesh penalisht. Dhe kam një mesazh për të rinjtë. Mos u frikësoni nga kjo gjë se këtë gjë e bën vetëm që ju të frikësoheni, që të mos protestoni që të vdesin dhe shpresën e fundit që i ka mbet këtij vendi. Ne do të jemi si në datën 26 maj, prezent kudo jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë për të dhënë mesazhet tona të qarta dhe jo vetëm për të folur por për të qenë aty për të përkrahur çdo qytetar të këtij vendi.

Ka ndodh një fenomen i çuditshëm më 26 maj që është e turpshme, por dhe si sekretar i përgjithshëm i LSI-së kam dashur shpeshherë ta verifikojë. Nuk ka mjet transporti për në Tiranë. Pse? Sepse ky i çon krimin e organizuar në darkë, i bën presion, nuk japin autobusa, nuk japin fugona. Por të jeni të bindur që protesta tjetër do të jetë shumë herë më masive dhe të rinj e të reja, burra dhe gra anë e mbanë vendit dhe në këmbë do vijnë në Tiranë, sepse shqiptareve, i ka shkuar aty ku nuk mban më, ky njeri duhet të largohet një ore e më parë”, tha Braimllari, transmeton Gazeta Telegraf.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button