Ivanov në takim me Dimitrov: Bisedimet për çështjen e emrit duken si marrëveshje personale mes Zaevit dhe Ciprasit

Presidenti Gjorge Ivanov, sot e ka pranuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë së cilës kanë diskutuar për ndodhitë e fundit rreth bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth çështjes së emrit, njofton Poratlb.mk.

Në takim, ashtu siç njoftojnë nga Kabineti i Ivnaovit, Dimitrov gojarisht e ka informuar shefin e shtetit për ndodhitë e fundit lidhur me bisedimet për çështjen e emrit, për dallim rreth emrit, duke mos i dorëzuar dokument të shkruar.

Presidenti Ivanov, thuhet në kumtesë, në takim ka theksuar se mosrespektimi i dispozitave ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, tërë këtë proces e bën të duket si marrëveshje personale mes dy kryeministrave.

“Tërë procesi duket si marrëveshje personale mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Cipras, për çka nuk është siguruar konsensus nacional në Maqedoni Qëndrimi im është se nuk pranoj zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, ka deklaruar presidenti në takim.

Ivanov ka theksuar gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare duhet që të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe jo të parasheh ndryshimin e saj.

Cipras i përgjigjet Ivanovit: Qëndrimet greke janë të qarta, emër erga omnes dhe revizion të Kushtetutës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button