‘Vogue’ rendit Dua Lipën si një ndër femrat më me ndikim në botë

Një listë e rëndësisë së madhe në revistën prestigjoze ‘Vogue’ ka mbledhur së bashku 25 emra të grave  evajzave më me ndikim në botë muajt e fundit. emra të dëgjuar në fushën e politikës, medias, sportit dhe artit. Mes gjithë atyre emrave qëndron tashmë edhe Dua Lipa, transmeton Revista Class.

Prestigjozja ‘Vouge’ e ka renditur Dua Lipën në mesin e 25 femrave më me ndikim në botë. Dua Lipa është cilësuar si femra më e preferuar në Britani në vitin e kaluar.

’12 muajt e kaluar e kanë qenë një ndryshim i madh për këngëtaren 22-vjeçare një ndryshim i madh, nga një zë pak i njohur ajo u shndërrua në një yll që i mbush stadiumet. Dua Lipa ishte sot artistja më e preferuar femër në Britani vitin e kaluar. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë gruaja e parë që mori pesë nominime në një natë. Ajo është gjithashtu një përcaktuese e kulturës.Hiti i saj “New Rules “, himni i fuqizimit të gruas, paraqiti një plan për jetën seksuale moderne dhe deri më sot ka pasur më shumë se një miliard klikime në YouTube.’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button