Momenti më i mirë dhe më i keq i Zinedine Zidane te Reali

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajneri i skuadrës mbretërore Real Madrid.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi, shkruan infokusi.

Ai ka treguar për momentin më të mirë dhe më të keq gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës mbretërore.

“Momenti më i mirë që kam kaluar tek Real Madridi?  Nuk e di, ka shumë momente të bukura, ndoshta është fitimi i La Ligas sezonin e kaluar.”

“Momenti më i keq? Padyshim është humbja ndaj Leganes në Bernabeu që na eleminoi nga Kupa këtë sezon. Pas asaj humbjeje, u ndjeva si…më mirë nuk po e them”, ka deklaruar Zinedine Zidane.

Këta janë titujt që i ka fituar Zinedine Zidane me Real Madridin

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajneri i skuadrës mbretërore Real Madrid.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj.

Në vetëm 2 vite e gjysmë si trajner i Real Madridit Zinedine Zidane ka fituar këta tituj.

Tre Liga të Kampionëve.
Dy kupa Bote për klube
Dy Superkupa Evrope
Një La Liga
Një Superkupë të Spanjës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button