Qeveria do të harxhojë 28.000 euro për servisimin e “Mercedesit” të Gruevskit

Në sistemin elektronik për furnizime publike, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeverinë e Maqedonisë, ka publikuar shpallje për mbledhjen e ofertave për servisimin e veturës zyrtare të blinduar “Mercedes S600”, njofton Portalb.mk.

Vlera e përgjithshme pa TVSH-në, që Qeveria planifikon ta harxhojë është 1.694.915 denarë ose përafërsisht 28.000 euro. Kriteri për ndarjen e tenderit është çmimi më i ulët.

Përndryshe, në fillim nga Qeveria e Maqedonisë thanë se “Mercedesi” do të përdoret për raste të veçanta, bartjen e figurave të rëndësishme, siç është rasti i ndërkombëtarëve. Më pas nga atje vendosen që “Mercedesi” të shitet dhe paratë të përdoren për blerjen e automjeteve të ambulancësProcedura për shitjen e Mercedesit filloi në mesin e muajit dhjetor të 2017-s, por u anulua. Çmimi fillestar i “Mercedesit” ishte 14.372.208 denarë dhe është përcaktuar në bazë të vlerësimit të bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Byrosë së Ekpertizave Gjyqësore.

“Mercedesi” u bë i njohur në publik që kur Prokuroria Speciale Publike hapi rastin “Tanku”,  i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki. Gjykata e Apelit Shkup, më 8 nëntor vendosi që bisedat e përgjuara për blerjen e Mercedesit të jenë dëshmi në gjykimin për rastin “Tanku”.

Qeveria ndërroi mendje: nuk do ta shesim “Mercedesin” e Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button