Zaev: Për fat të keq propozimi “Republika Ilinditase” nuk kaloi në Greqi

“Jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi”, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në seancën e sotme kuvendore për pyetje të deputetëve, njofton Portalb.mk.

“Sipas meje, jemi afër deri te zgjidhja e mundshme të këtij procesi dhe besoj se do të duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë kujdesem që të informojë komplet deri atje ku nuk do ta rrezikoja procesin. Besoj se atë e bën edhe pala greke. Dje dhashë një pjesë të informatave. Përpiqemi me të vërtetë të mbarojmë në moment përkatës që ajo të ndikojë në Këshillin e BE-së, më 28 dhe 29 korrik, a gjithsesi edhe automatikisht ta marrim ftesën për anëtarësim në NATO”, tha kryeministri Zaev.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Liljana Kuzmanovska e pyeti kryeministrin se pse është refuzuar propozimi “Republika Ilinditase”, dhe nëse është e saktë se Qeveria në bisedime ka pranuar erga omnes për cilindo propozim në të ardhmen dhe nëse ka garanci se nëse pranojmë ndryshim të emrit do të marrim datë për bisedimet.

“Që ta kumtojmë brenda, zgjidhjen “Republika Ilinditase e Maqedonisë” për të parën herë unë dhe kryemini Cipras erdhëm në përfundim se duhet që e njëjta të bisedohet brenda shteteve. Do me thënë që deri aty jemi marrë vesh. Për fat të keq nuk kaloi në Greqi, por për fat të keq u refuzua edhe nga opozita e këtushme”, tha Zaev.

Cipras i përgjigjet Ivanovit: Qëndrimet greke janë të qarta, emër erga omnes dhe revizion të Kushtetutës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button