Cipras i përgjigjet Ivanovit: Qëndrimet greke janë të qarta, emër erga omnes dhe revizion të Kushtetutës

Për zgjidhjen e problemit dhe pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE është i nevojshëm emër i përbërë me përcaktues gjeografik ose kohor për përdorim të përgjithshëm (erga omnes), por edhe revizion të Kushtetutës, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimet greke janë të qarta” – kjo është përgjigja e kryeministrit grek, Aleksis Cipras ndaj reagimit të presidentit Ivanov, i cili dje porositi se për të nuk është i pranueshëm erga omnes për emër të ri eventual.

“Qëndrimi i presidentit është parimor, por edhe konzistent me të gjitha qëndrimet e presidentëve të deritanishëm të Republikës së Maqedonisë. Ai qëndrim është se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim gjithëpërfshirës apo erga omnes”, kumtoi dje Kabineti i presidentit.

Presidenti Gjorge Ivanov, sot e ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë së cilës kanë diskutuar për ndodhitë e fundit rreth bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth çështjes së emrit, njofton Poratlb.mk.

Në takim, ashtu siç njoftojnë nga Kabineti i Ivnaovit, Dimitrov gojarisht e ka informuar shefin e shtetit për ndodhitë e fundit lidhur me bisedimet për çështjen e emrit, për dallim rreth emrit, duke mos i dorëzuar dokument të shkruar.

Presidenti Ivanov, thuhet në kumtesë, në takim ka theksuar se mosrespektimi i dispozitave ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, tërë këtë proces e bën të duket si marrëveshje personale mes dy kryeministrave.

“Tërë procesi duket si marrëveshje personale mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Cipras, për çka nuk është siguruar konsensus nacional në Maqedoni Qëndrimi im është se nuk pranoj zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, ka deklaruar presidenti në takim.

Ivanov ka theksuar gjithashtu se nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare duhet që të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe jo të parasheh ndryshimin e saj.

Nga ana tjetër, dje kryeministri Zaev njoftoi se pret që të ketë përparim në bisedimet me homologun e tij grek, Cipras, në takimin që duhet të ndodh deri në fund të kësaj jave. Ai nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse propozimi “Republika Ilnditase e Maqedonisë” është ende në lojë, por as nuk i konfirmoi informatat se Republika e Maqedonisë Veriore është propozimi i fundit i pranuar nga të dyja palët.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Në lidhje me planin që është publikuar në opinion dhe i cili përmban 11 pika për zgjidhjen e kontestit, Zaev konfirmoi se ajo ka qenë temë e takimit të liderëve, por dezinformata e vetme janë kërcënimet e PSP-së.

Kryeministri përsëriti se bisedimet për emrin me Greqinë janë në fazë finale. Ai ishte decid se do të ketë referendum për emrin, në fund qytetarët duhet që ta japin fjalën e fundit, ndërkaq si termin të mundshëm e ka theksuar shtatorin dhe tetorin e këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Përpara se të mbahet referendumi, marrëveshja eventuale që mund të arrihet me Greqinë duhet që të ratifikohet në Kuvend pasi që, sipas kryeministrit, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë qëndrimin e politikanëve përpara se të deklarohen në referendum. Arsyeja e dytë është që pala greke sa më shpejtë të dërgojë letër në NATO, që të përshpejtohet anëtarësimi i vendit. Zaev pret mbështetje edhe nga opozita për ratifikimin e marrëveshjes.

http://portalb.mk/529811-referendum-ne-vjeshte-zaev-nuk-e-zbulon-percaktuesin-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button