Një shofer kontrabandoi 850 orë të falsifikuara

Doganierët e vendkalimit Deve Bair zbuluan kontrabandë të 850 orë dore, të cilat ishin të falsifikuara.

Orët ishin të zbuluara në kamion me targa turke, në të cilin ishte ngarkuar mall i ndryshëm me prejardhje nga Dubai.

Gjatë kontrollit detajor tëmallit, janë gjetur dy kuti me gjithsej 850 orë dore me shenja të markave të njohura Gucci, Lacoste, Armani, Cartier, Ferrari, Calvin klein, Chanel, Dior, Polis dhe Mercedes.

Orët e rrejshme ishin dedikuar për tregun e Kosovës, ndërsa vlera e tyre në treg është vlerësuar diku 11.000 euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button