Nuk është zvogëluar tatimi për kompanitë e vogla

Premtim: Do të ulim taksën për ndërmarrjet me më së paku 5 të punësuar. 

[Burimi: Programi i LSDM-së për zgjedhjet parlamentare për vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni, faqe 211]

Premtimin e LSDM-së, se do të ul takës për ndërmarrjes me më së paku 5 të punësuar, dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nuk është realizuar. 

Ky premtim i LSDM-së, sipas asaj që është shkruar në “Planin për jetë” duhej që të realizohej në gjashtë muajt e parë të formimit të Qeverisë dhe është vendosur në reformat me prioritet të titulluar si “Plani 180- reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë” të vendosur në faqen 211 të kapitullit “Vende të reja të punës, më shumë para për qytetarët, mbështetje për kompanitë vendore”.

Ministri i tanishëm i financave, Dragan Tevdovski, gjatë kohës së tubimeve parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve në janar të vitit 2017, deklaroi se një prej premtimeve të cilat menjëherë do të realizohen do të jetë ulja e taksave.

Nuk do të ketë kontrolle të panevojshme të inspektoratit dhe dënimeve të caktuara prej mijëra eurosh. Do të kemi në regjistër publik të kontrolleve të inspektoratit që të ndërpriten keqpërdorimet e tilla. Do të kemi një regjistër të taksave parafiskale me qëllim që të ulen tatimet e firmave, dhe menjëherë do të ulim tatimin për ndërmarrjet me më së paku 5 të punësuar. 

Se Qeveria ka planifikuar ta realizojë këtë premtim tregon edhe ulja e lartësisë së taksave u bë pjesë e Programit për punë të Qeverisë për periudhën 2017-2020, ku është vendosur në pjesën “Mbështetje të ndërmarrjeve vendore” në faqen 6. Qeveria sqaroi se me uljen e vlerës së taksave pritet që të nxitet fillimi i biznesit të ri, sepse taksë më e ulët do të thotë edhe shpenzim më u ulët i kompanive.

Megjithatë, edhe pas një viti prej zgjedhjes së Qeverisë, Ministria e Financave nuk propozoi ndryshime në Ligjin për taksa komunale. Ndryshime të tilla nuk ka të publikuara as në Regjistrin e vetëm kombëtarë të procesverbaleve (ENER).

Në këtë periudhë, as qyteti i Shkupit, as komunat në vend, Këshillet e të cilave përcaktojnë taksën mbi baza të vendosjes së tarifave në Ligjin për taksa komunale, nuk kanë propozuar ndryshime të Ligjit në pjesën e tarifave për taksa komunale, aq më pak, të kenë marr vendim për uljen e taksave.

Kjo mund të shihet nëse shikohet të gjithë vendimet e qytetit dhe të gjithë komunave në vend të publikuara në gazetat zyrtare, por edhe prej informacioneve të publikuara në internet faqet e tyre.

Një informacion i tillë nuk mund të gjendet as në portalet lokale, as në ato kombëtare si dhe as në gjeneratorët e lajmeve.

Sipas kësaj, shikimi i Regjistri i vetëm kombëtar i procesverbaleve (ENER), në internet faqen e Ministrisë së Financave dhe në gazetat zyrtare në komuna tregojnë se nuk ka lajm as për ndryshimet në Ligjin për taksa komunale dhe të taksave do të ndodh shpejtë, gjë që na çon në përfundim se ky premtim i LSDM-së akoma nuk është realizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button