5 printe veshjesh që duhet të keni këtë verë

Veshjet me printe janë të bukura, të guximshme dhe shumë trendi. Janë të shumtë blogeret dhe editoret e modës në botë që rekomandojnë mbajtjen e tyre për një pamje më stil. Ka nga ato që ofrojnë një pamje edhe më të guximshme duke kombinuar disa printe të ndryshme në një veshje. Nëse kërkoni një stil elegant dhe minimalist zbuloni 5 printe e veshjeve që do të mbizotërojnë këtë verë, shkruan Bordo.al. 

Printet me lule tropikale

Për një pamje më ekzotike, më joshëse dhe të lirë preferoni printet me lule të mëdha dhe gjethe pamash duke krijuar idenë e pushimeve dhe relaksit.

Printe me pika

Këto janë një nga printet më të pëlqyera të momentit dhe vijnë në veshje me doza të larta femërore, pëlhura të buta dhe detaje frudash. Nëse vishni printe të tilla tregoni kujdes me aksesorët, pasi duhen të jenë në minimum.

Printet me vija

Vijat vertikale janë më të preferuar pasi krijojnë idenë e një siluetë më të gjatë dhe elegante. Në fakt këto printe nuk dalin kurrë nga moda, por do i keni përgjithmonë në gardërobë.

Printet me kuadrate

Stili i veshjeve me kuadrate apo gingham siç njihen në modë janë ende të pëlqyera. Për të krijuar një pamje femërore preferoni kuadratet e vegjël dhe mos hezitoni të shprehni veten përmes aksesorëve të tjerë.

Printet me lule të vogla

Printet florale por me lule të vogla janë shumë të preferuara në fustanet verore pasi japi një pamje vintage, femërore dhe romantike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button