Rikthimi i Marina Vjollcës në ekran do të vijë më shpejt nga sa ju e kishit menduar!

Pas përfundimit të Ç’est la vie, spektalit që e zhvendosi atë në TV Klan, Marina Vjollca u duk sikur u shkëput për pak kohë nga ekrani. Instagrami i saj u mbush me foto nga pushimet. Kjo gjë zgjati disa javë, por duket se tashmë, edhe Marina si të gjithë ne, ia nisi punës, shkruan Bordo.al. 

 Deri më tani nuk është mësuar ende se cili do të jetë programi me të cilin Marina do të nisë në sezonin e ri televiziv, mirëpo ajo që është e sigurt është se bukuroshja është rikthyer në punë. Burime për “Xing.al”, kanë bërë me dije, se moderatorja simpatike është parë përgjatë kësaj kohe në ambientet e Klanit ku po punon për projektin e saj të radhës.Se për çfarë bëhet fjalë, kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Ç’est la vie pati puntatën e saj të fundit në nëntor të vitit të kaluar e ndërsa këto kohë bukuroshja ka qenë pushim. Padyshim ajo i ka munguar ekranit shqiptar dhe të gjithë po e presin me padurim rikthimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button