Kosovë, Mbyllen shtatë lokale nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle dhe inspektime në 28 bare dhe lokale të ndryshme në Kosovë dhe inspektorët kompetentë kanë mbyllyur shtatë prej tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në këto lokale, autoritetet kanë hasur në 183 femra: 122 shtetase të Shqipërisë, 56 shtetase të Kosovës, 2 shtetase të Serbisë, dy shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase bullgare, transmeton REL. 

“Të gjitha shtetaseve të huaja u janë konfiskuar dokumentet (në mungese të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit) dhe u janë lënë ftesat për t’u paraqitur në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button