Messi: Argjentina nuk është favorit në Botëror

Ylli i kombëtares së Argjentinës njëherit edhe fituesi i Këpucës së pestë rekod të Artë, Lionel Messi, deklaroi se “Argjentina nuk është në mesin e favoritëve për të fituar titullin e kampionit të botës”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi lojtarë impresiv. Të gjithë ëndërrojmë të bëhemi kampionë të botës si dhe tërë kombi. Megjithatë, Argjentina nuk është në mesin e kandidatëve dhe favoritëve për të fituar titullin në Rusi, meqë kemi pasur rrugë të vështirë gjatë kualifikimit. Megjithatë, në kampionatet botërore ndodhin rezultate që as mund t’i paramendoni”, tha Messi.

Messi në ndeshjen e parë përgatitore të argjentinasve për Botërorin, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi, shënoi hat-trick në fitoren ndaj Haitit, me rezultat 4:0.

Argjentinasit në Botëror do të garojnë në grupin “D”, ku për kundërshtar do të kenë Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button