Qyteti i Shkupit themeloi ndërmarrje e re për energjetikë

Në seancën e sotme, Këshilli i Qytetit të Shkupit themeloi shoqatë të re aksionare që do të merret me veprimtari energjetike.

Me këtë vendim, Qyteti i Shkupit përcakton nevojën për themelimin e shoqatës  aksionare për kryerjen e këtyre aktiviteteve për territorin e Qytetit të Shkupit për furnizimin e gazit natyror dhe energji të ngrohjes, si veprimtari me interes publik me rëndësi lokale. Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Me qëllim të kyçjes së shpejtë dhe efikase në sistemin e ngrohjes qendrore dhe për të filluar procesin e gazifikimit të qytetit, qytetarët e Shkupit në sezonin e ardhshëm të ngrohjes do të mund të fillojnë t’i përdorin shërbimet e ndërmarrjes së re për kryerjen e veprimtarive energjetike.

Shoqata për kryerjen e veprimtarive për furnizim me gaz natyror dhe ngrohje do të themelojë një ose më shumë shoqata tregtare në mënyrën dhe në formën e kërkuar në pajtim me Ligjin për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Menaxhimi i Shoqatës organizohet  sipas sistemit të menaxhimit dyshkallor, nëpërmjet këshillit drejtues dhe mbikëqyrës. Punët e kompetencave të Kuvendit të Shoqatës do t’i kryejë Këshilli i Qytetit të Shkupit si themelues i vetëm.

Shoqata do të udhëhiqet nga Bordi Drejtues në kuadër të autorizimeve të përcaktuara me Ligjin për shoqata tregtare, Statutin dhe autorizimet që i janë dhënë në mënyrë eksplicite nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Këshilli drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të emëruar nga Këshilli mbikëqyrës, me mandat katërvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Këshilli mbikëqyrës përbëhet nga 3 anëtarë, të emëruar dhe që mund të shkarkohen nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, me mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Me këtë vendim obligohet Kryetari i Qytetit të Shkupit, përmes administratës së Qytetit të Shkupit, të përgatisë statutin dhe aktet e tjera të nevojshme për themelimin e Shoqatës aksionare. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button