U fol se kaloi natën me Asension, Dua Lipa tregon të vërtetën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por me famë botërore, Dua Lipa, i ka mohuar zërat se ajo është në një marrëdhënie me sulmuesin e Real Madrid, Marco Asensio. Raportet mediatike nga Turqia, të transmetuara edhe në Spanjë, sugjeruan se çifti kishte kaluar disa kohë së bashku, pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve më 26 maj, në të cilën ylli i “popit” mori pjesë në ceremoninë e hapjes. Lipa ka lëvizur për të hedhur poshtë thashethemet e një romance të lulëzuar. Përmes rrjeteve të saj sociale, ajo pretendon se kurrë nuk e ka takuar spanjollin ndërkombëtar, transmeton Koha.mk.

“Unë nuk e kam takuar kurrë Marco Asensio dhe nuk ka shumë gjasa, sepse e kam menaxherin tifoz me Liverpool, ndaj nuk do të më falte kurrë”, – shkruan statusi i saj në Twitter.


Asensio ka luajtur vetëm një minutë të finales në Kiev, duke zëvendësuar Karim Benzema në fazat përmbyllësetë fitores 3-1 nga madrilenët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button