Zaev: Në vjeshtë do të mbahet referendumi për emrin

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pret që të ketë përparim në bisedimet me kolegun e tij grek, Aleksis Cipras, në takimin që duhet të ndodh deri në fund të javës. Ai nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse propozimi “Republika Ilnditase e Maqedonisë” është ende në lojë, por as nuk i konfirmoi informatat se Republika e Maqedonisë Veriore është propozimi i fundit i pranuar nga të dyja palët, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me planin që është publikuar në opinion dhe i cili përmban 11 pika për zgjidhjen e kontestit, Zaev konfirmoi se ajo ka qenë temë e takimit të liderëve, por dezinformata e vetme janë kërcënimet e PSP-së.

Kryeministri përsëriti se bisedimet për emrin me Greqinë janë në fazë finale. Ai ishte decid se do të ketë referendum për emrin, në fund qytetarët duhet që ta japin fjalën e fundit, ndërkaq si termin të mundshëm e ka theksuar shtatorin dhe tetorin e këtij viti. Përpara se të mbahet referendumi, marrëveshja eventuale që mund të arrihet me Greqinë duhet që të ratifikohet në Kuvend pasi që, sipas kryeministrit, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë qëndrimin e politikanëve përpara se të deklarohen në referendum. Arsyeja e dytë është që pala greke sa më shpejtë të dërgojë letër në NATO, që të përshpejtohet anëtarësimi i vendit. Zaev pret mbështetje edhe nga opozita për ratifikimin e marrëveshjes.

Kryeministri gjithashtu theksoi se qëllimi i kësaj qeverie është që të zgjidhen kontestet dhe njëkohësisht të bëhet forcimi i identitetit. Ai shtoi se Maqedonia është gjithnjë e më afër rrugës drejt BE-së dhe NATO-s.

http://portalb.mk/529711-nje-vjet-qeverisje-zaev-per-infrastrukturen-800-kilometra-asfalt-per-rruge-te-shpejta-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button