Studentët e krijuan orarin e tyre të fakultetit në Stacionin: Studentor

Dje në Fakultetin e Filozofisë “Shën Kirili dhe Metodi”, studentëve u është ofruar program alternativ gjatë tërë ditës e cila ka qenë i plotësuar me ligjërata, punëtori, prezantime të hulumtimeve dhe aktivitete kreative, në korniza të edicionit të gjashtë Stacioni: Studentor, organizuar nga Forumi Rinor Arsimor (FRA), njofton Portalb.mk.

Nëntëmbëdhjetë hulumtues të rinj për herë të parë i kanë prezantuar punimet e tyre të reja hulumtuese përpara kolegëve të tyre të cilat kanë qenë të mbështetura nga FRA dhe mentorë me përvojë. Prioritetet të cilat ata i kanë zgjedhur për hulumtimet e tyre kanë qenë: kushtet për personat me nevoja në arsim, diskriminimi në arsim, emigrimi i të rinjve, shqetësimi seksual në Maqedoni dhe papunësia e të rinjve.

Njëri nga ekipet hulumtuese prioritetin e tij e ka vendosur në qasjen e të rinjve me pengesa në arsim. Sipas tyre, janë kaluar dy deklarata nga fillimi i inkluzionit arsimor në Maqedoni, ndërkaq me atë dhe 20 gjenerata, por zhvillimi është i ngadalshëm. Ata theksojnë se duhet që të bëhen ndryshime ligjore të cilat janë të qarta, të detajuara dhe pa mëdyshje të definohen se cilat janë të drejtat, mundësitë dhe obligimet e nxënësve dhe studentëve me nevoja të veçanta.

Në Stacionin: Studentor, vizitorët kanë mundur që të njihen dhe të anëtarësohen në 20 organizata rinore nëpërmjet panairit të hapur. Një pjesë e organizatave kanë mbajtur edhe në ligjërata në fakultet.

Stacioni: Studentor, ka për qëllim që të sigurojë hapësirë për ligjërata bashkëkohore të cilat studentët rrallë i kanë mundësitë që t’i ndjekin në fakultetet e tyre, mundësi që të informohen për organizatat që janë të hapura për to, të marrin pjesë në punëtori, të njihen me hulumtime të reja dhe të këmbejnë përvoja dhe kontakte. Ngjarja është organizuar nga FRA, me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button