Zaev premton se do ta heqin gardhin rreth ndërtesës së Qeverisë

Pas një viti, kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk premtoi se nuk heq dorë nga qëllimi për heqjen e gardhit rreth Qeverisë dhe tha se veçse më ka dhënë urdhër te shërbimet për heqjen e plotë të tij, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria është plotësisht e hapur, populli lëviz nëpër hapësirat e qeverisë, kemi kontakt të vazhduar me qytetarët të cilët kanë probleme dhe propozime. Gardhet janë hequr që me ardhjen tonë në pushtet. Unë besoj se në të ardhmen do të sillen vendime që plotësisht do e hapin qeverisë, gjithsesi se kemi kujdes edhe për sigurinë. Por unë jam i bindur se hapësirat e qeverisë duhet të jenë krejtësisht të hapura”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së Portalb.mk.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button