Zoran Zaev publikoi raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë, ja cilat ndryshime u bënë për 365 ditë (VIDEO)

Me “365 ndryshime, në 365 ditë. Çdo ditë Maqedonia ndryshon për të mirë”, kryemininistri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrat, sot prazantoi raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

Raportin e punës 1-vjeçare në gjuhën maqedonase mund ta gjeni: KËTU.

LEXO: Raporti i Qeverisë vetëm në maqedonisht, ende s’është përkthyer në shqip

Si një nga ndryshimet, në të cilat kryeministri Zaev foli më shumë dhe më gjatë, ishte, siç e cilësoi ai, miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe pse raportin e punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë, nuk e ka të përkthyer as në gjuhën shqipe.

 “Një shoqëri për të gjithë, një shtëpi për të gjithë. S’ka më revanshizëm. S’ka ndarje partiake. S’ka ndarje etnike. Në këtë mënyrë e propozuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili do të zgjerojë përdorimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20 për qind i qytetarëve, në përputhshmëri me kushtetutën dhe amendamentin 5. Ligji u mundëson qytetarëve të komunikojnë me institucionet shtetërore, në gjuhën e tyre amtare, dhe me këtë, edhe më lehtë dhe në mënyrë më efikase t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Ligji garanton edhe përdorimin adekuat të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve tjera, të cilat janë në përdorim zyrtar, në disa njësi të qeverisje lokale. Unë jam i sigurt, se ajo çfarë ofrohet në Republikën e Maqedonisë, është shoqëri e të gjithëve”, tha Zaev duke folur për ligjin e gjuhëve, i cili ishte prioritet i koalicionit qeveritar LSDM -BDI.

LEXO: Zaev: Te Porta Triumfale së shpejti do të vendoset numëratori i borxhit publik

Në fushën e ekonomisë, kryeministri Zaev si ndër ndryshimet kryesore e cilësoi rritjen e rrogës minimale dhe mesatare, heqjen e taksës radiodifuzive si dhe përkrahjen financiare që iu dha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Kemi ndryshuar kursin ekonomik të shtetit. Maqedonia është shtet i rritjes së pagave. Më shumë para shkojnë për qytetarët, për jetë më të mirë”, tha Zaev duke numëruar ndryshimet siç qëndrojnë më poshtë.

  • 90 mijë qytetarë sot marrin rrogë minimale më të lartë, më së paku 2000 denarë më shumë në muaj;
  • Rroga mesatare në Maqedoni është më e lartë për 5.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar;
  • Me buxhetin e vitit 2018, kemi ndarë 3.1 miliardë denarë, apo 46% më shumë se periudhën paraprake.
  • 645 milionë denarë u ndanë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;
  • Kemi siguruar 16 investime të huaja, në vlerë për 200 milionë euro për një vit. Ku nga të cilat parashihen 2,700 punësime. Janë harxhuar 0 denarë të qytetarëve, kurse kjo gjatë 10 vjetëve të kaluar ka qenë 250 milionë euro për 23 investime të huaja;
  • Rrymë elektrike më e lirë;
  • S’ka taksë radiodifuzive;
  • Janë rritur subvencionet për bujqësi;
  • Është rritur çmimi eksportues i duhanit;
  • 424 bujq të rinj kanë marrë grante me nga 10 mijë euro që të nisin biznes agro personal dhe
  • 656 mijë bujqve do t’ju kthehet tatimi personal.

“Ne jemi caktuar për projekte reale që mundësojnë rritje ekonomike, e jo për përmendore dhe fasada. Dhe kjo është ndryshimi”, tha Zaev.

Fusha e shëndetësisë është fusha me më së paku ndryshime.

  • 50 për qind e barnave me receta janë me çmim më të ulët dhe
  •  zgjerimi i rritjes së listës së barnave pozitive dhe terapi.
Koço Angushev, Nikolla Dimitrov, Kreshnik Bekteshi, Venko Filipçe dhe Mila Carovska
Koço Angushev, Nikolla Dimitrov, Kreshnik Bekteshi, Venko Filipçe dhe Mila Carovska

Në fushën e sigurisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha: “Duke shtuar sigurinë te qytetarët, ne rrisim besimin”, me çka veçoi ligjin për Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim dhe vënien në funksion të mekanizmit kontrollues të punës së policisë.

  • Kemi vënë në funksion mekanizëm të jashtëm të pavarur për mbikëqyrje të punës së punonjësve policor;
  • Policët u bënë të sigurt në komunikacion:
  • Ndryshime në punën e grupeve të sigurisë dhe
  • Ndryshime në punën e grupeve të agjentëve.

Në fushën e arsimit, Zaev tha:  “Arsim, në të cilin mësohet” dhe numëroi ligjet e miratuara, që sipas tij, efektet ndihen menjëherë nga nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.

  • Realizojmë arsim pa trysni;
  • Është shkëputur testimi ekstern;
  • Kemi reviduar programin e Kembrixhit;
  • Nxënësit do të kenë më pak orë dhe
  • Sollëm ligj të ri për arsim të lartë.
Zoran Zaev
Zoran Zaev

Në fushën sociale, Qeveria e Maqedonisë për një vit ka arritur të fus në fuqi ligjin për falimentues dhe të realizojë 300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe.

  • hyri në fuqi ligji për falimentues dhe u rregullua jeta e 5 mijë falimentuesve;
  • u mundësua përfshirje të rinjve në tregun e punës;
  • u mundësua asistencë personale për personat me nevoja të veçanta;
  • u mundësua participim i fëmijëve në sigurim shëndetësor të fëmijëve me ndihmë sociale;
  • 300 punësime të reja në qendra sociale dhe çerdhe dhe
  • futje në zbatim punën në dy ndërrime në çerdhe dhe institucione parashkollore.

Në fushën e infrastrukturës dhe ujësjellësit e kanalizimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e paraqiti si tërësisht funksional korridorin 10, njoftoi se do të ndërtohen 800 kilometra për rrugë të shpejta, dhe se 24 komunave do t’ju sigurohet ujësjellës dhe kanalizim.

  • 800 kilometra rrugë për 280 milionë euro;
  • Korridori 10 tërësisht është funksional;
  • Ndërtohen hekurana në korridorin 8;
  • Ndërtohet gazifikimi i Republikës së Maqedonisë dhe
  • 24 komuna do të fitojnë ujësjellës dhe kanalizim.
Gazetarë duke raportuar për punën e Qeverisë së Maqedonisë
Gazetarë duke raportuar për punën e Qeverisë së Maqedonisë

LEXO: Zaev premton se do ta heqin gardhin rreth ndërtesës së Qeverisë

Në fushën e transparencës institucionale, kryeministri Zaev tha: “Qeveri e hapur, në vend të një qeverie e cila fsheh”, e ndërkaq për fushën mediale, ai tha: “Përherë të parë, pas një dekade, punëtorët medial janë liruar nga trysnitë, në vend të sulmeve brutale ndaj tyre”.

  • Të gjitha të dhënat dhe harxhimet janë publike;
  • Fakt janë edhe ndryshimet në sferën mediale;
  • Strategji e re për reformat në sektorin gjyqësor;
  • Nuk ka më trysni ndaj gjykatësve;
  • Janë miratuar ndryshimet ligjore për ligjet për gjyqësor, dëshmitarë dhe fishkëllyes;
  • Proceset gjyqësore u hapën tërësisht para publikut;

Në fushën e administratës publike janë këto ndryshime:

  • Kemi rritur numrin e shërbimeve elektronike;
  • Zbatojmë digjitalizim në sigurim të një qasje sa më të mirë të qytetarëve në informata dhe shërbime dhe
  • Realizojmë politika për administratë profesionale.

U tha gjithashtu se në fushën e rruajtjes së trashëgimisë kulturore, Qeveria e Maqedonisë arriti të mbajë Ohrin nën mbrojtjen e UNESCO-s.

LEXO: Referendum në vjeshtë, Zaev nuk e zbulon përcaktuesin për emrin

U përmend edhe procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi, ku kryeministri Zaev deklaroi: “Jemi duke u përpjekur që të ruajmë identitetin” me çka përsëriti qëndrimin se do të ketë referendum.

Kryeministri dhe ministrat e Republikës së Maqedonisë gjatë prezantimit të raportit të punës 1-vjeçare të Qeverisë së Maqedonisë

LEXO: Deklarohen dy Lëvizjet BESA për funksionimin e tyre në Kuvend
LEXO: Maqedoni, është caktuar data kur do të votohen ministrat e rinj

Përndryshe, pas një viti ndryshim të pushtetit në Maqedoni, rënies së Nikolla Gruevskit të VMRO-DPMNE-së dhe ardhjes në së Zoran Zaevit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, të premten, më 1 qershor do të ndodhin edhe ndryshime në të.

Fillimisht, si koalicion qeveritar ishin LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Por pas gjashtë muajve, ASH-ja doli nga qeveria dhe po aq kohë zgjatën edhe bisedimet për futjen e subjekteve të tjera politike në Qeveri.

Nëse më 1 qershor të 2018-s votohen emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave, pjesë e Qeverisë zyrtarisht do të bëhen: LSDM, BDI, Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi, PDSH me kryetar Menduh Thaçi, Lidhja e Romëve me kryetar Amdi Bajram si dhe partia e Turqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button