Bullgari, sekuestrohen 2,5 tonë amfetaminë

Në portin e qytetit Varna, në brigjet bullgare të Detit të Zi, policia sekuestroi një sasi rekord amfetamine.

”Gjatë kontrollit në një kontenier, të shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina, agjentët doganorë kanë zbuluar 2,5 tonë amfetaminë, të futur në 300 thasë, që sipas dokumentacionit duhet të kishin acid citrik”, tha prokuroria bullgare.

Pritësi do të ishte një qytetar i huaj i një vendi europian.

Për momentin, prokuroria ka refuzuar të japë detaje mbi emrin e anijes dhe për në cilin vend ishte destinacioni i amfetaminës.J.J.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button