Vazhdojnë operacionet anti-drogë në Bangladesh, 12 të vdekur

Të paktën 12 persona janë vrarë në kuadër të operacioneve anti-drogë që kanë filluar në fillim të këtij muajit në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Dhaka Tribune, gjatë operacioneve të kryera në 9 rajone, kanë ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe shitësve të drogës ku kanë vdekur 12 persona.

Gjithashtu theksohet se gjatë operacioneve janë plagosur 7 policë. Forcat e sigurisë kanë konfiskuar një sasi të madhe të drogës dhe shumë armë.

Zyrtarët më 27 maj njoftuan se gjatë operacioneve që nga fillimi i muajit janë vrarë mbi 70 persona ndërsa janë arrestuar mbi 3.000 të tjerë.

Organizatat për të drejtat e njeriut humbjet e jetëve i përshkruajnë si ekzekutime jashtëgjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button