Hungari, të ndihmosh emigrantët do të përbëjë shkelje penale

Qeveria hungareze ka hartuar një ligj të ri, që kriminalizon ata që ndihmojnë emigrantët e parregullt që kërkojnë azil, transmeton Top Channel. 

Nëse miratohet në formën aktuale, legjislacioni do të çonte në printimin e manualeve me informacione për azilkërkuesit dhe dhënia e ushqimeve për ta, apo e këshillave ligjore, do të konsiderohen një shkelje penale.

Dënime me burg, që variojnë nga disa ditë e deri në një vit, parashikohen për personat që ndihmojnë emigrantët të hyjnë në vend, ose të fitojnë azilin.

Kushtetuta do të amendohet po ashtu për të penguar që vende të tjera të BE-së të transferojnë azilkërkues në Hungari.

Kryeministri nacionalist, Viktor Orban po sfidon në këtë mënyrë politikat e BE-së për emigracionin.

Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë një skemë të BE-së për zhvendosjen e 160 mijë refugjatëve nga Siria dhe Eritrea në vende të tjera të unionit, për të zbutur peshën e Italisë dhe Greqisë, ku kampet e emigrantëve janë të mbipopulluara.

Parlamenti hungarez po debaton projektligjin e ri, pavarësisht faktit se shumë pak emigrantë apo refugjatë janë përpjekur të hyjnë në Hungari, kjo edhe për shkak të rrethimit me tela me gjemba të kufirit jugor të vendit.

Partia “Fidesz” e Orbanit ka një shumicë prej dy të tretash në Parlament. Votimi i ligjit të ri pritet të mbahet javën e ardhshme, e nisur nga numrat, nuk pritet të ndeshet me probleme. Projektligji i ri mbiquhet “Akti Stop Soros”, një reflektim ky i antipatisë së qeverisë ndaj filantropistit miliarder George Soros, të cilin e akuzojnë për inkurajimin e emigracionit islamik në Europë.

Soros është lindur në Hungari dhe i hedh poshtë akuzat, e madje e ka akuzuar të martën Viktor Orbanin se po sfidon vlerat themelore të Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button