OKB e shqetësuar rreth arrestimit të aktivistëve sauditë dhe princit të humbur

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar Arabinë Saudite për arrestimet e fundit të një numri të aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut që punonin në çështjet që lidhen me të drejtat e grave dhe u kërkoi autoriteteve të japin informacion për vendndodhjen e një princi të humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga paraburgimi arbitrar dhe zhdukjet e njerëzve të tjerë, pa shpjegime apo proces të dukshëm ligjor”, tha Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut në një konferencë për media në Gjenevë.

Sipas OKB-së, të paktën 13 aktivistë, kryesisht gra, janë arrestuar nga autoritetet saudite që nga 15 maji.

Princi Nawaf Talal Rasheed është një shtetas me shtetësi të Katarit dhe Arabisë Saudite, për të cilin Throssell bëri të ditur se flitet se është dëbuar nga Kuvajti më 12 maj dhe që nga ajo kohë nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve saudite që menjëherë të japin informacion në lidhje me vendndodhjen e tij dhe ta bëjnë të qartë nëse është arrestuar, ndaluar ose akuzuar, dhe nëse po, për çfarë arsyesh”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button