Rang lista e UEFA-s: Real Madrid, klubi më i mirë në Evropë

Reali i Madridit është klubi më i mirë në Evropë, bëri të ditur sot Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në rang listën më të re të klubeve Reali është i pari me 162.000 pikë. I dyti është Atletico Madrid me 140.000 pikë, ndërsa në mesin e 10 skuadrave më të mirëve vijojnë Bayerni i Mynihut (Gjermani) 135.000, Barcelona (Spanjë) 132.000, Juventus (Itali) 126.000, Sevilla (Spanjë) 113.000, PSG (Francë) 109.000, Manchester City (Angli) 100.000, Arsenal (Angli) 93.000 dhe Borussia Dortmund (Gjermani) 89.000.

Bazuar në rezultatin total në garat e UEFA-s të garave të klubeve më e mira është Spanja (106.998). Vijon Anglia (79.605 pikë), Italia (76.249), Gjermania (71.427), Franca (56.415), Rusia (53.382), Portugalia (47.248), Ukraina (41.133), Belgjika (38.500), Turqia (35.800).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button