“Trajektorja”, seanca vazhdoi me dëgjimin e bisedave të përgjuara

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Trajektorja” lidhur me keqpërdorimet në autostradën kineze, ku të akuzuar janë ish-zyrtarët Gruevski, Peshevski, Janakievski dhe Lupço Georgievski nga Agjencia për mbrojtje. Në seancën e sotme janë dëgjuar vetëm një pjesë e bisedave të përgjuara që Prokuroria Speciale i prezantoi si dëshmi, por me kërkesë të mbrojtjes një disa përgjime të rëndësishme nuk e lëshuan, transmeton Alsat M.

Tre biseda nga “bombat” që sipas Prokurorisë Speciale janë të rëndësishme në lëndën “Traektorja”, sot nuk u lëshuan në sallën e gjykatës para opinionit. Mbrojtja e të akuzuarve Gruevski, Peshevski dhe Janakievski, ia arriti qëllimit që ato të mos lëshohen për dëgjim. Ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski shtoi se me mospublikimin e tyre mbrohet interesi publik. Reaguan nga Prokuroria Speciale Publike.

“Këto nuk janë biseda private që të mos i lëshojmë. Për bisedat më thelbësore mbrojtja kërkon përjashtimin e opinionit. Gjykatës, edhe nëse më vonë vendosni që t’i lëshoni, do të humbet tashmë vazhdimësia”, tha Lile Stefanova, Prokuroria Speciale Publike.

Gjykatësi Boshevski vendosi që për bisedat kontestuese të merrë vendim pasi të përfundojë dëgjimi i të gjitha “bombave”. Ndryshe, për rastin “Traektorja”, PSP-ja posedon më shumë se 300 biseda. Te një pjesë e tyre, që sot u lëshuan në sallën e gjykatës, dëgjohet se si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski komunikon intensivisht me ambasadorin e atëhershëm në Republikën Popullore të Kinës, Oliver Shambevski. Në njërën prej bisedave, Janakievski i thotë se ka gjetur, siç shprehet – truk, për borxhin ndaj Kinës.

Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button