Kroaci, një sipërmarrës nga Maqedonia ka humbur jetën në aksident rrugor

Një sipërmarrës nga Maqedonia dhe miku i tij nga Zagrebi, kanë humbur jetën pas një aksidentit të rëndë rrugor, që ka ndodhur gjatë fundjavës në qendrën turistike më të njohur kroate, Medulin, njofton Portalb.mk.

Siç njofton media “24sahat.hr”, sipërmarrësi nga Maqedonia është i moshës 43 vjeçare. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e veturës dhe goditja ne një shtyllë elektrike.

Megjithatë, mbeten të paqarta inicialet e viktimave.

“Nuk e di se kush janë viktimat, e di se nuk janë nga Medulini. Supozoj se janë vizitorë”, ka thënë një shërbyes i një lokali, që gjendet në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button