Instituti për Shëndet Publik: Uji në Tetovë është i pijshëm, qytetarë të pandërgjegjshëm bëjnë panik (FOTO)

Sot nëpër rrjetet sociale është përhapur panik përmes një videos, se uji në Tetovë nuk është i pijshëm. Portalb.mk ka kontaktuar me Instituti për Shëndet Publik duke kërkuar nga to përgjigje për gjendjen e ujit.

Dr. Ratko Davidovski, nga Instituti për Shëndet Publik u shpreh për Portalb.mk se në qytetin e Tetovës uji është i pastër edhe i pijshëm, në bazë të analizave të Institutit.

“Pikërisht gjatë ditës së sotme kemi bërë analiza dhe të njëjtat tregojnë se nuk kemi asnjë problem me pastërtinë e ujit të qytetit të Tetovës. Po të kishte problem, do të dalim si gjithnjë ne vet si Institut të alarmojmë situatën. Nuk e di ku i marrin videot, nga ndonjë pus apo diku tjetër, që shpërndajnë panik të tillë “ thotë Davidovski.

Portalb.mk ka gjetur burimin, apo përhapësin e panikës, duke kërkuar nga to përgjigje se në cilën lagje të Tetovës dhe kur është bërë video. Por nga to përgjigje nuk morëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button