Sulm i armatosur në Belgjikë, raportohen tre të vdekur

Një sulmues me armë zjarri ka vrarë dy zyrtarë policorë dhe një kalimtar në qytetin Liege në lindje të Belgjikës.

Zyrtarët kanë thënë se sulmuesi është larguar nga skena e sulmit, i cili ka ndodhur në qendër të qytetit më 29 maj.

Sulmuesi i dyshuar ka marrë peng një mirëmbajtëse afër shkollës, mirëpo më vonë ai është qëlluar për vdekje, ka thënë transmetuesi shtetëror, RTBF.

Dy zyrtarë të tjerë policorë janë raportuar të plagosur në incident.

Ende nuk dihet për motivet e sulmit.

Policia belge dhe ushtria kanë qenë të alarmuar prej kur disa sulmues me bomba vetëvrasëse kanë vrarë 32 persona në aeroportin e Brukselit dhe sistemit e metrosë më 2016.

Për këto sulme e kishte marrë përgjegjësinë grupi militant, Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button