Aleanca laviresh

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi po i vrasin për së dyti shqiptarët. Po i vrasin edhe njëherë ata shqiptarë që u vranë nga pushteti i Branko Cërvenkovskit dhe Nikola Gruevskit. 

Dy eksponentët e politikës shqiptare në Maqedoni që hiqen se janë institucion për ta shpalosën fytyrën e vërtet – nuk kanë fije morali dhe ndërgjegje kombëtare pasi që shkelën të gjitha rregullat e shkruara dhe të pashkruara politike, e të mos flasim për ndërgjegje njerëzore. 
Prapë Ahmeti dhe Thaçi me shifra marramendëse parash do të mashtrojnë shqiptarët, duke i futur tash edhe në borxh edhe më të madh – për të votuar kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Rokadat që i bën me partnerët dëshmuan se çështja shqiptare në Maqedoni ka përfunduar dhe më nuk ka çka çirren, së paku, BDI dhe PDSH për shqiptarët. Ahmeti e do Maqedoninë më shumë se Gruevski, ndërsa Thaçi kurrë është në pushtet e do më shumë se Cërvenkovski.
Aleancat e bëra për zgjedhjet e ardhshme lokale ngjasojnë në aleanca laviresh për të dominuar në rrugë, duke joshur myshterinjtë me rrena të vjetra që ende po i hanë shqiptarët e pagdhendur. 

Kuptohet se bëhet fjalë për ”lavire“ si cilësi karakteri, e jo ushtrim profesioni. Por, nga të sillesh del se këta politikanë përkojnë me fjalët se ”politika është lavire“. Ahmeti dhe Thaçi moti ua kanë marrë virgjërinë shqiptarëve, por tash do t’i shndërrojnë në lavire. E, të shkretët shqiptarët, ata iftiaçli për një punësim, për një social, për një vend pune në administratë, shkolla dhe në universitet e komprometuara sërish do të ngarendin për t’ua dhënë votat.  
Nuk mund të cilësohen ndryshe këto veprime, përpos përgjunjëzim përfundimtar i shqiptarëve para maqedonasve.

Haram i qoftë Cërvenkovskit nëse vjen në pushtet, e nuk ua bën edhe më keq shqiptarëve seç ua ka bërë. Po ashtu edhe Gruevski lirshëm nëse mbetet në pushtet mund t’ua shtojë zullumin shqiptarëve.

Në këto mbarësime të lavireve nuk dihet se çfarë do të dalë. Është bërë puna lesh arapi. Nuk dihet se kush kujt i kërcen. Andaj, Rufi Osmani dhe shqiptarët e tjerë që nuk janë pjesë allashveresheve me maqedonasit përfundimisht nuk kanë çfarë në politikë. Osmani t’ia dorëzojë para kohe Nevzat Bejtës komunën e Gostivarit, e deputeti më produktiv shqiptar Izet Zeqiri të kthehet në jetën akademike, kuptohet nëse rektorët e përzgjedhur nga Ahmeti dhe Thaçi nuk e largojnë nga puna.

Është koha e fundit që të vetëdijesohen shqiptarët dhe të bojkotojnë zgjedhjet dhe t’ua shuajnë epshet djallëzore të atyre që rrahin gjoks se gjoja mbrojnë interesat e shqiptarëve.
BDI-ja po vazhdon të bëjë koalicion me “vojvodët”, ndërsa PDSH-ja me “çetnikët e vegjël”. Thaçi para disa muajve tha se njeriu kur po mësuake nga humbja, e Ahmeti thotë se kurrë nuk di për humbje. I pari nuk e mësoi si duket mësimin e humbjes, ndërsa ky i dyti hala nuk ka ra në hunlesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button