Kryeparlamentari Xhaferi sqaron se si do të funksionojë BESA në Kuvend

“Duhet ta definojnë statusin e vet, ashtu siç e parasheh rregullorja, nuk mundet të funksiojnë si një grup parlamentar, derisa kanë kundërshtime në mes vete”, kështu është deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i pyetur për atë, se si funksionon grupi parlamentar i Lëvizjes BESA, pasi që njëri fraksion i saj, është bërë pjesë e shumicës parlamantare, raporton Portalb.mk.

“Deri tash nuk kanë dorëzuar tek unë letër se lëvizja BESA është ndarë, derisa nuk kanë dorëzuar letër, ata ende funksionojnë si një subjekt politik. Dita e premte, kur edhe votohen ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Maqedonisë, do të dihet edhe ajo se si do të funksionojë BESA”, ka thënë ndër të tjerash Xhaferi.

Për ditën e premte, kryeparlamentari Xhaferi ka sqaruar se seanca plenare, ku në rend dite është votimi i anëtarëve të Qeverisë, pritet të zgjat deri në mesnatë, në mos, edhe ditën e shtunë, varësisht asaj se si do të rrjedh procedura e votimit.

“Vetëm një ditë mund të zgjat seanca, por gjithçka varet se si do të rrjedh seanca. Ajo mund të zgjat deri në ora 23:00, por do të ketë pauzë pasi që deputetët do të shkojnë në iftar, dhe nuk mund të zgjat më vonë, pasi që është koha e syfyrit. Por nëse kjo nuk ndodh të premten, vazhdojmë të shtunën”, ka thënë Xhaferi.

Ndërkaq, të premten priten të votohen:

  • Renata Deskoska – ministre për Drejtësi;
  • Asaf Ademi – ministër i Kulturës;
  • Sadik Bekiri – zëvendësministër për Transport dhe Lidhje, radhë e PDSH-së;
  • Andrej Zhernovski – zëvendësministër i Punëve të Jashtme, radhë e LSDM-së;
  • Gjonul Bajraktar – zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, radhë e BDI-së dhe
  • Bardhyl Dauti – ministër pa Resor.

Emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, vjen pas daljes së Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e Maqedonisë. Pjesë e Qeverisë së Maqedonisë u bënë: Lëvizja BESA-s me kryetar Afrim Gashi, Partia Demokratike Shqiptare me kryetar Menduh Thaçi dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është Amdi Bajram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button