Italia mposht Arabinë Saudite, Balotelli rikthehet me gol

Italia ka fituar me rezultat 2-1 kundër Arabisë Saudite.
Manccini ka debutuar me fitore me Azurri në një miqësore me Arabinë Saudite.

Italianët erdhën të goli i parë nga Balotelli në minutën e 21’të, ku Mario Balotelli shënoi një gol të bukur duke shënuar kështu rikthimin e tij në Kombëtaren italiane, transmeton Lajmi.net.

Super Mario kështu ka dhënë një sinjal për të gjithë ato skuadra që donë shërbimet e tij se ai është në formë të mirë dhe se mund ta transferojnë sivjet tek skuadrat e tyre.

Në pjesën e dytë prapë dominoi Italia.

Sulmuesi tjetër Ciro Immobile vazhdoi formën e tij brilante me italianët pasi që edhe ai shënoi një gol të bukur në minutën e 69’të.

Arabia Saudite bëri diçka nga loja pasi që ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 72’të. Shënoi Al Shehri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button