Anketë: Ja si qytetarët e Maqedonisë e vlerësojnë punën e Qeverisë

Gjithsej 49 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin e fundit përkundër 47 për qind të cilët nuk janë të kënaqur, kështu tregojnë rezultatet e anketës së re të televizionit “Telma” dhe Qendrës maqedonase për bashkëunim ndërkombëtar, transmetonn Portalb.mk.

Në pyetjen “A jeni të kënaqur nga Qeveria e Re në vitin e fundit?, 16.5 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë “plotësisht të kënaqur”, 32.5 për qind kanë deklaruar se janë “deri diku të kënaqur”, 12 për qind janë përgjigjur se janë “deri diku të pakënaqur”, 35.4 për qind “aspak të kënaqur” dhe 3.6 për qind janë përgjigjur “nuk e di”.

Të pyetur se në cilin drejtim lëviz vendi, gjegjësisht qeveria vitin e fundit, 36.8 për qind janë përgjigjur se po lëviz në “drejtim negativ”, 35.1 për qind në “drejtim pozitiv”, 22.4 për qind e qytetarëve thonë se “situata është e njëjtë”, ndërsa 5.7 për qind janë përgjigjur “nuk e di”.

Sipas rezultateve të anketës, 36.3 për qind e të anketuarve kanë thënë se Qeveria në 12 muajt e kaluar më shumë vëmendje i ka kushtuar “emrit”, 22.4 për qind kanë deklaruar “integrimit në BE dhe NATO” dhe 3.9 për qind “politikës së jashtme”.

Në pyetjen “Në cilën fushë duhet të përkushtohet më shumë Qeveria?”, 26.8 për qind janë përgjigjur “rritjes së vendeve të punës”, 25 për qind “zhvillimit ekonomik” dhe 9 për qind “shëndetësisë”.

Nga të anketuarit, 18.2 për qind konsiderojnë se më keq punën e kryen Ministria e Shëndetësisë, 7 për qind thonë Ministria e Drejtësisë dhe 6.8 për qind Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa 9.3 për qind e të anketurve thonë se punën më mirë e kryen Ministria e Punëve të Jashtme, 8.6 për qind janë deklaruar se ma mirë e kryen Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa 6.6 për qind Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Anketa është zbatuar në mënyrë telefonike nga M-Prospekt në periudhën prej 15 deri 23 maj ku janë anketuar gjithsej 1.052 anketues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button