2po2 me këngën e re lufton “Kartelin” e shtetit

Reperi i njohur shqiptar, 2po2, së shpejti do të publikojë këngën e tij të re me titull “Kartel”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar trailerin e videoklipit të ardhshëm, transmeton Koha.net. 

Në videon e publikuar, 2po2 shihet teksa udhëheq një grup që synon t’ua kthejë qytetarëve paratë e marra nga politikanët.

“S’ka më kartel në Kosovë”, e mbyll fjalimin para këtij grupi reperi 2po2.

Ai s’ka treguar ndonjë datë specifike se kur do të publikohet projekti i ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button