Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Dy persona ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rastin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Milaim Fejzullahu, komandant i njësisë së trafikut në Policinë e Kosovës.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe tri vetura.

Dy viktimat raportohet se kanë qenë pasagjerë të njërës nga tri veturat.

Fejzullahu tha se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes, duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit tragjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button