Shkup, mbahet takimi i bankierëve evropian mbi sigurinë kibernetike

 Asociacioni Bankar i Maqedonisë (ABM) sot është nikoqir i takimit të 46-të të anëtarëve të Federatës së Bankave Evropiane (FBE), takim i cili mbahet në Shkup dhe ku bankier nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), Ballkanit Perëndimor dhe nga Turqia do të diskutojnë mbi sigurinë kibernetike dhe ligjet kundër larjes së parave, rapoton Anadolu Agency (AA).

Takimi i 46-të i FBE-së po ashtu korespodon me themelimin e ABM-së si një trup i pavarur, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor që përfaqësohen në këtë takim janë Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia.

Drejtori ekzekutiv i FBE-së, Wim Mijs, në një deklaratë për mediat, tha se sistemi bankar është një kategori ndryshuese dhe si rrjedhojë kriza ekonomike që kaploi BE-në kohë më parë imponoi miratimin e rregullativave të reja ligjore, të cilat tashmë janë në fuqi përmes direktivës për pagesa dixhitale.

Në sqarimin e tij, Mijs tha se njerëzit gjithnjë e më shumë parapëlqejnë të përdorin shërbimet dixhitale, më saktësisht bankimin dixhital i cili u mundëson të bëjnë pagesat përmes telefonit celular. Sipas tij, pikërisht kjo ka qenë arsyeja e miratimit të direktivës së pagesave dixhitale.

“Të gjitha ato mundësi dixhitale të cilat i ofron bankimi përmes telefonit celular, bartin me vete rreziqe nga më të ndryshmet. Këto rreziqe kanë të bëjnë me mbrojtjen e privatësisë dhe në këtë drejtim të premten hyn në fuqi Rregullativa për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme (GDPR), që rritë sigurinë kibernetike, prandaj ne si Federatë e Bankave Evropiane bashkëpunojmë ngushtë me Europolin për të garantuar sigurinë e bankimit”, tha Mijs.

Ai shtoi se në takimin e sotëm theksi do të vendoset tek Rregullativa për Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme (GDPR), meqë siç tha ai, “e njëjta nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e sistemit bankar, por me ekonominë dixhitale në përgjithësi, sepse tashmë të dhënat tona mund t’i gjejmë në Facebook, Google etj, prandaj do të duhet të aftësohemi për të ndjekur se ku dërgohen të dhënat tona”.

Federata e Bankave Evropiane (FBE), është federatë bankare e BE-së dhe përfaqëson rreth 4.500 banka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button