Në vend se të ndërtoheshin çerdhe në Maqedoni, Qeveria e re bën harxhime të panevojshme!

Qeveria e Maqedonisë duke mos pranuar dorëheqjen e pjesëtarëve të resorëve ministrore e dëmtoi buxhetin shtetëror për 1 milionë e gjysmë denarë (1.523.294 denarë) që në euro përkthehet 24.850 euro. Kjo shumë nëse bashkohet me pagat që u jepen 55 këshilltarëve të kryeministrit Zoran Zaev, që arrinte vlerën 549.000 euro, del për një vjet mandat qeveritarë, qytetarët e Maqedonisë kanë dhënë rreth 600 mijë denarë, para që nuk kanë shkuar në investime produktive, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Parlamenti i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë

Me këtë shumë të parave, sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ku thuhet “se vlera e ndërtimit të një çerdhe varion nga 270 deri 300 mijë euro”, del se Qeveria e Maqedonisë, për pazare politike, të ketë privuar kondovasit dhe kumanovasit nga çerdhja të cilën e presin me vite.

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji kishte dy muaj që kishte deponuar dorëheqjen, por ajo nuk u pranua menjëherë prandaj ai kishte të drejtë të rrogës dhe nënshkrimit. Ish ministri ka pasur rrogë bruto në vlerë prej 99.067 denarë dhe të njëjtën e ka marrë edhe pasi është dorëhequr, d.m.th. edhe derisa nuk ka kryer funksionon e ministrit.

Por, Saliji nuk ishte i vetëm. Ishin edhe tre pjesëtarë të tjerë qeveritar, si Elmi Aziri, Arta Toçi dhe Remzi Mehmedi të cilët kishte 5 muaj që kishin deponuar dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë, dhe po aq që të njëjtat nuk u aprovuan, për 5 muaj kanë marrë rrogë bruto rreth 88 mijë denarë. Kjo ka bërë që rrogat e tyre bashkërisht kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej më shumë se një milion denarë.

Mos të harrojmë edhe drejtoritë që mori kjo parti si dhe institucionet e tjera ku ishin të punësuar anëtarë të Aleancës.

Për 5 muaj, Qeveria e Maqedonisë ka paguar 1.324.578 denarë, apo rreth 25 mijë euro për “papunësinë” e ministrit dhe zëvendësministrave të dorëhequr.

Nëse shihet, për 5 muaj që kur ka nisur rikonstruimi i Qeverisë dhe një vjet sa është në pushtet LSDM dhe BDI, qytetarët e Maqedonisë të jenë dëmtuar për 573.000 denarë.

Megjithëse, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev ka harxhuar më pak para për këshilltarë, krahasuar me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili ka harxhuar 1.73 milion euro, sërish edhe Zaev ka privuar nga edukimi parashkollor rreth 600 fëmijë të Kumanovës dhe po aq të Kondovës, të cilët për vite me radhë presin realizimin e ëndrrës, ndërtimin e një çerdhe.

Parlamenti i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button