“27 Prilli”, Toshta: Gjorçev na ftoi t’ju ndihmojmë deputetëve

Aleksander Janevski – Toshta, një nga të akuzuarit dhe të paraburgosurit për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës me 27-prill të vitit të kaluar,  tha se në Kuvend e ka mbrojtur Selën, dha disa deklarata të kundërta gjatë dëshmisë së tij në seancën e sotme në Gjykatën Penale, transmeton Portalb.mk.

Janevski tha se ai në Kuvend ka hyrë spontanisht pasi që hyrën të gjithë.

“Nuk kam qenë unë vet atje, ishim 15 persona nga ndërmarrja publike e bizneseve. Kam qenë i detyruar t’i mbroj gazetarët”, tha Toshta.

Ai tha se para Kuvendit ka pasur 5-6 mijëra demonstratë, por gjykatësja Sllavica Andreevska e pyeti se si ka hyrë në Kuvend. Ai tha si për muri para derëve hyrëse. Janevski tha se edhe jetën do ta jepte që ta shpëtojë Selën dhe dikë tjetër që do ishte i shtruar për toke, ndërsa kur gjykatësja e pyeti se pse nuk e pengoi të dalë nga qoshi i deputetëve, ai tha: “Çka? Unë ta pengoj të dalë, të më fotografojnë dhe të thonë ja ai që e ka rrahur Selën”.

Ai konfirmoi se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev i cili i ka mbrojtur Zaevin dhe deputetët e LSDM-së i ka ftuar nga galeria të zbresin poshtë në press-sallë që të ndihmojë deputetët e sulmuar.

“Thatë se ka pasur 200 e më shumë dhunues në sallë. Si e dëgjuat Vllatko Gjorçevin se ju ftoi poshtë për t’i ndihmuar deputetët?”, pyeti prokurori.

“Bënte me dorë dhe ashtu e kuptova”, tha Janevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button