Mega ofertë e Mançesterit për futbolistin Gareth Bejl

Ofertë shokuese për lojtarin e Realit të Madridit, Gareth Bejl, i cili ishte protagonisti i finales së Championsit në Kiev, ku shënoi dy gola në portën e Liverpulit, shkruan Lexo.al.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Mançester Junajtid ka bërë gati plot 230 milionë euro për të blerë kartonin e Gereth Bejl. Kthimi i mundshëm i sulmuesit anësor në Angli do të bëhej kështu transferimi më i shtrenjtë i historisë. Do të kushtonte më shumë se transferimi Nejmar-PSG.

Mourinjo e ka shumë seriozisht dhe e ka bindur klubin e tij për të blerë uellsianin , i cili e ka treguar jo pak herë se di të bëjë diferencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button