Filloi konkursi i ideve të biznesit të gjelbër për 2018-n

Shoqata për Inovacion Social “Arno”, shpall konkursin për mbështetje të  ideve inovative  të gjelbërta të bizneseve, që inkurajojnë zhvillimin e ekologjisë, promovojnë përpunimin tradicional të produkteve dhe shfrytëzojnë burime nga bashkësia lokale. Aplikimi për pjesëmarrje është në dispozicion në www.arno.org.mk . Afati i aplikimit është deri më 20 qershor 2018, transmeton Portalb.mk.

“Filantropia përmes ideve të gjelbrta”,  është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të qëndryshme të bizneseve të vogla, lokale dhe të gjelbërta, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të  Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Këtë vit, Maqedonia është nikoqire e garës rajonale, ku 3 fituesit nga secili vend pjesëmarrës,  do të konkurrojnë për një çmim prej 10,000 USD, për realizimin e idesë në vendet e tyre.

Vitin e kaluar Maqedonia kishte dy fitues: Eko-magjistarin Kristian Shopov, I  njohur për nismën e tij aktuale ” Hokus- Pokus, reciklimi në fokus” dhe start-upi “Ushqim për të gjithë”, e cila ofron shitje on-line dhe dhurimin e ushqimit të pa shitur nga objektet hotelierike.

Detajet e konurusit mund të gjenden në faqen e internetit www.arno.org.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button