Dy muaj pas lëshimit në përdorim, në Gjykatën Penale bien copa betoni

Ndërtesa e re e Gjykatës Penale në Shkup, edhe pas dy muajve nuk është funksionale tërësisht. “Ka më shumë arsye për atë”, tha kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev, në takimin joformal me gazetarët. Një nga shkaqet është pamundësia që gjykata të gjej ndërmarrjen që i riparon kutitë kundër zjarrit, përcjell Portalb.mk.

Kryetari i gjykatës ka thënë se në disa tualete tashmë bie betoni, kurse në gypat e kanalizimit ka beton dhe për këtë ato nuk janë funksionale.

Në funksion është vetëm salla e madhe, ku po mbahen seancat gjyqësore të Prokurorisë Speciale Publike, dhe edhe një tjetër që gjendet në katin e dytë, në ndërtesën e gjykatës. Javën e kaluar, qytetarët në rrjete sociale mahiteshin me rrethojën e Gjykatës Penale, te e cila nuk është paraparë dalje.

Edhe në ditën e hapjes, Gjykata Penale pati probleme me alarmin, për të cilin u tha se nuk ka qenë i instaluar si duhet.

Kryetari i Gjykatës Penale në hapjen e ndërtesës së re, Xholev: Bukuria vjen nga brenda

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button