Maqedoni, rritet numri i pacientëve me kancer në lëkurë

Gjysma e pacientëve me kancer në lëkurë zbulohen pasi sëmundja ju arrin në një fazë më të madhe, pacienti më i vogël që është operuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike me diagnozë të tillë është operuar në moshën 13-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Këto të dhëna janë prezantuar në ngjarjen e sotme me rastin e Javës evropiane të melanomit, kushtuar ngritjes së vetëdijes për luftë kundër melanomit.

Në tre ditët e ardhshme të gjitha ordinancat dermatologjike do të kryejnë kontrolle pa pagesë me qëllim të detektimit të hershëm të kësaj sëmundje.

“Kanceri i lëkurës është karcinomi më i shpeshtë, në vjet diagnostikohen 3.5 milionë raste”, tha drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, Nina Caca Bilanovska.

Udhëheqësi i ambulantes onkologjike të kësaj klinike, Nebojsha Peshiq tha se çdokush që vëren ndonjë ndryshim nëpër trup dhe vëren se ndryshimi ritet, duhet të konsultohet me dermatologun.

“Te ne më e prekur është mosha madhore, por ka edhe shumë të rinj të moshës 18, 19, 20 vjeçe. Por, problemi është se diagnoza zbulohet vonë, 50 për qind e pacientëve me kancer në lëkurë zbulohen vonë. Ndryshe, melanomi i cili është lloji i kancerit më të rrezikshëm ka parashikim më të mirë për mjekim te më të vjetrit sesa te të rinjtë”, tha Peshiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button