U godit nga rryma, ndërroi jetë Badhyl Zymberi nga Likova

Ka ndërruar jetë 43-vjeçari Bardhyl Zymberi nga fshati Sllupçan i Likovës, i cili të premten, u godit rëndë nga largpërçuesi i rrymës elektrike në vendkalimin kufitar Tabanoc. Ditën kritike, si punonjës i inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë, Bardhyli bënte inspektimin e trenit transportues i cili ka udhëtuar në relacionin Hungari-Greqi, dhe i cili ka qenë në kompozim prej 15 vagonëve, shkruan gazeta KOHA.

Ai ishte ngjitur në vagonin-cisternë prej të cilit rridhte natriumhiperklorid dhe derisa ishte mbi njërin prej tyre, me gjasë ka prekur telat e rrymës së tensionit të lartë, ndërsa ai është hedhur nga cisterna në tokë. Bardhyli kishte pësuar djegie të rënda nëpër tërë trupin dhe me ekip të Ndihmës së Shpejtë, është dërguar në Qendrën medicinale në Kumanovë, prej ku është udhëzuar për në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Pas vetes, Bardhyli la dy fëmijë të mitur – një vajzë dhe një djalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP