Jo më në vetëshërbime, kartelat “Skopska” vetëm në pikat shitëse të NPK-së

Kartelat e autobusit “Skopska” më nuk do të mund të blihen në vetëshërbime, por vetëm në pikat shitëse të Ndërmarrjes Publike e Komunikacionit në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga NPK-ja, ky vendim ka ardhur pasi që ka mbaruara kontrata ndërmjet tyre dhe ndërmarrjes Master – Diler e cila ishte përgjegjëse për shpërndarjen e kartelave.

“NPK Shkup po punon për zgjidhjen e këtij problemi. Aparatura dhe logjistika e nevojshme tashmë janë siguruara, dhe shumë shpejtë qytetarët do të kenë mundësi që sërish t’i blejnë shërbimet tona, nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes sekondare”, njoftojnë nga NPK-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button