“Opera e lypsarëve” sot premierë në Verën e Ohrit

Pjesa dramatike e programit të “Verës së Ohrit” vazhdon sot me premierën e dytë të festivalit të sivjetmë – shfaqjes “Opera e lypsarëve” nga Vaclav Havel, tezë e regjisorit të njohur boshnjak Dino Mustafiq në produksionin të Teatrit shqiptar nga Shkupi.

Duke e paralajmëruar premierën e sotme, regjisori Mustafiq në konferencën për shtyp në Ohër theksoi se edhe pse drama “Opera e lypsarëve” është shkruar nga fundi i shekullit të kaluar, teksti është akoma bashkëkohor dhe aktual.

Ai tha se pjesa më e madhe e njohin “Operën e lypsarëve” si vepër kult të Bertold Breht, por se ky inskenim i Havelit dhe teksti i tij është një lloj satire politike në vetvete, reflektim i gjithë asaj që e karakterizonte modelin specifik social në bllokun e majtë, se në mbrehje të moralit shoqëror, proklamues ekzistonte bashkim i sistemit dhe plaçkitjes shoqërore.

“Ka shumë pyetje në të cilat duam të marrim përgjigje. Teatri nuk është këtu që të japë përgjigje, asnjëherë të mos japë të vërteta absolute, por është interesant kur zhvillon dialog me publikun, me mjedisin dhe pikërisht Havel është autor i këtillë”, tha regjisori.
Rolin kryesor në shfaqje e interpreton aktori Xhevdet Jashari, i cili nuk fshehu se mjaft gjatë është përgatitur për vetë rolin.

“Duke hulumtuar e duke gjurmuar për profilin e vërtetë për atë se si do të dukej një shef bande, pash se personazhet e atilla janë të identik gjithkund. Ata kanë njerëz të cilët kanë qëllim të njëjtë në jetë. Konsideroj se arrita në bashkëpunim me regjisorin të ndërtojë personazh personal, model të kriminalit, besoj se ky është roli më i madh që e kam realizuar në karrierën time”, tha Jashari, duke e ftuar publikun të vijë në premierën dhe të kënaqet në shfaqje.

“Opera e lypsarëve” do të shfaqet në skenën e madhe të Qendrës së kulturës “Grigor Përliçev”, me fillim në ora 21. Shfaqja do të titrohet me përkthim në gjuhën maqesonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button