Paris, emigranti hero, bëhet ‘Spiderman’ dhe shpëton fëmijën që ishte varur në ballkon (VIDEO)

Një emigrant malian është shpallur hero pasi ai ka  hipur në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një fëmijë që u var nga një ballkon i katit të katërt.

Videoja e shpëtimit spektakolar të Mamoudou Gassamas u bë virale në rrjetet sociale.

Në më pak se një minutë ai tërhiqet nga ballkoni në ballkon dhe kap katërvjeçarin. Në ndihmë i doli edhe fqinji nga ballkoni tjetër, shkruan “BBC”, transmeton Mapo.al.

Presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar Gassaman në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button