Në vitin 2017 është rritur numri i studentëve të diplomuar në krahasim me vitin 2016

Në vitin 2017 në Maqedoni kanë diplomuar gjithsej 8.545 studentë në studimet postuniversitare, që në krahasim me vitin 2016 është rritje për 3.6 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Portalb.mk.

Prej tyre, në institucionet e larta shtetërore kanë diplomuar 6.460 studentë,  në universitetet private 2.045, ndërsa në fakultetet fetare 40 studentë.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 82.1 për qind kanë qenë studentë të rregullt, ndërsa 17.9 për qind studentë të jo të rregullt. Mesatarja e studentëve të diplomuar është 57.5. Në afat kanë diplomuar 38.6 për qind studentë, ndërsa 61.4 për qind kanë diplomuar më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button