Arrihet marrëveshja për Ibran

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic është pajtuar që t’i bashkohet klubit francez.

“Kemi arritur marrëveshje… Zlatan Ibrahimovic është lojtar i PSG-së, ai mund ta shkruajë historinë tonë”, ka thënë Leonardo për La Gazzetta dello Sport.

Nga ana tjetër, mediat raportojnë se suedezi do të paguhet 13 milionë euro në sezon, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar rreth 23 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button