Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi sot në Kosovë

Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, udhëhequr nga ministri, Osman Nurković pritet të arrijë sot në Kosovë.

Me fillim nga ora 09:30 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pret në takim delegacionin malazez në kabinetin e tij ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Malit të Zi, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media, transmeton Gazeta Blic.

Në vizitën e tyre në Kosovë, delegacioni pritet të zhvillojnë edhe një takim me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj me fillim nga ora 11:00.

Ministri Lekaj dhe Ministri Nurković gjithashtu do t’i bëjnë një vizitë edhe urës kryesore të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit, e cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet brenda këtj viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button