Monpelje, kampion i ri i Evropës në hendboll

Skuadra e Monpeljes përgatiti befasinë më të madhe në turneun final të Ligës së Kamionëve, kur u fut si autsajder dhe arriti te trofeu i skuadrës më të mirë në Evropë, njofton Alsat-m. Pas fitores së madh në gjysmëfinale , të përzgjedhurit e trajnerit Kanaje, mundën Nantin në finale me rezultat 32-27, me çka erdhën deri te medalja e dytë evropiane.

Fabregas dhe Simone ishin më të mirë tek fituesit duke shënuar nga 6 gola, ndërsa portieri Zherar regjistroi 11 mbrojtje . Ndërkohë te skuadra e Nantit, u dallua kapiteni Kire Lazarov me 6 gola, para Gurbindos me 5 gola. Për Monpeljen ky është titulli I dytë , pas asaj të vitit 2002/03.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button